Shqipëria ka pritur Francën në ndeshjen e fundit të fazës kualifikuese për Euro 2020. Sfida, ka nisur në orën 20:45, do të inaugurojë shtëpinë e re të kuqezinjve, Air Albania.

Kampionët e botës luajnë për të siguruar vendin e parë në grup, ndërsa objektivi i vetëm i Shqipërisë është që t’i mbyllë eliminatoret në mënyrë dinjitoze pas barazimit zhgënjyes 2-2 t ë marrë me Andorrën.

Për sa i takon formacioneve zyrtare, Reja ka vejndosur t’i besojë nga minuta e parë Kristi Qoses dhe të lërë në stol Ledian Memushajn. Befason edhe Deschamps, i cili ka zgjedhur të mos përfshijë në formacionin titullar yllin e PSG-së, Mbappe.

Formacionet zyrtare

Shqipëria: Berisha, Veseli, Gjimshiti, Dermaku, Hysaj, Lenjani, Bare, Gjasula, Qose, Manaj, Balaj.

Franca: Mandanda, Kimpembe, Varane, Lenglet, Griezman, Giroud, Tolisso, Sissoko, Ben Yedder, Dubois, Mendy.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re