Kur na ndajnë dhe pak minuta nga fillimi i ndeshjes së Shqipërisë me Francën, tifozët kanë nisur grumbullimet dhe po dhurojnë spektakël në rrugët e Tiranës.

Tifozët ende nuk janë grumbulluar të gjithë, por atmosfera pranë “Air Albania” duket tepër e zjarrtë.

Dy grupimet e tifozerisë më besnike në mbështetje të Kombëtares, “Tifozët KuqeZi” dhe “Plisat”, të cilët me thirrjet e shumta, dhe këngët patriotike, kanë krijuar një atmosferë elektrizuese në rrugën e kryeqytetit.

Të gjitha biletat janë shitur dhe interesi është tepër i madh, edhe pse ndeshja nuk ka vlerë në kualifikimin e kombëtares në Euro 2020.

/aktoretshqiptare.info

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re