Skip to content

Durrës/ Arrestohet 46 vjeçari i shpallur në kërkim për përvetësim të parave nga krimi

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës kanë arrestuar një 46 vjeçar të shpallur në kërkim kombëtar.

 

46 vjeçari është me inicialet L.B., banues në fshatin Bizë, Durrës. Arrestimi tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”,  për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.