Ditë më parë u mësua se pas dy sezonesh në emisionin “Në shtëpinë tonë”, Florian Agalliu vendos të largohet nga Top Channel.

Mësohet se Flori e ka ndërprerë kontratën dhe duke filluar nga Janari i vitit që vjen nuk do punojë më në Top Channel.

Gjithashtu, bashkë me të do të largohet edhe e shoqja, Renisa Shabani e cila ishte autore e programit.

U tha gjithashtu se shkak i largimit erdhi nga një konflikt i Florit dhe Renisës me drejtorin e Top Channel, Ben Blushin. Po cila ishte arsyeja e vertete e këtij konflikti?

Gazetari i emisionit “Thumb on” tha se Ben Blushi kërkonte nga ata më shumë klikime për emisionin pasi mesa duket ishte i pakënaqur me shikueshmërinë aktuale.

Kjo gjë ka krijuar debat mes palëve, gjë që çoi në marrjen e një vendimi prej Florit dhe bashkëshortes së tij që të largohen përfundimisht nga televizioni TCH.

Mirëpo mbrëmë në “Dance with me”, Moderatori e pranoi largimin dhe tregoi se po punon me projekte të reja në televizionin Ora News.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko