Skip to content

Klerikët bashkohen për paqen: luten duke bashkuar duart me njeri-tjetrin (video)

Pa dallim feje krerët e besimeve fetare, të kapur dore për dore, shfaqen duke u lutur për njerëzit dhe paqen në botë. Kardinal Ernes Troshani, Myftiu Muhamed Sytari dhe Monsinjor Angelo Massafra u bënë bashkë në Shkodër në konferencën “Feja si instrument paqeje” e zhvilluar nga Departamenti Amerikan i Shtetit në bashkëpunim me Presidentin e Republikës.

Dom Ernest Troshani u ndal tek periudha e erret e diktuarës kur ish-sigurimi i shtetit e urdhëroi te braktiste besimin por ai refuzoi.

Edhe at Nikolla Petani dhe imam Fejzi Zaganjori treguan përjetimet e asaj kohe kur feja ishte e ndaluar me ligj.

Delegacioni i departamentit amerikan te shtetit vizitoi muzeun e kujtesës dhe torturës komuniste ne Shkodër.