Skip to content

Vettingu pa mëshirë/ Ikën Gjykatësi i Lul Berishës dhe një Prokuror, shkak eurot pa justifikim

Subscribe

Një gjyqtar apeli dhe një prokuror u shkarkuan nga detyra nga komisioni i pavaruar i kualifikimit.

Arben Vrioni nuk ishte i pranishëm në seancë por sipas KPK-së gjyqtari i Apelit Durrës rezultoi me probleme sa i takon justifikimit të pasurisë.

 

Vrioni është një nga gjyqtaret që liroi me kusht kreun e bandes se Durrësit Lulzim Berisha dhe aktualisht ishte anëtar i trupës së Gjykatës së Krimeve të Rënda të Apelit që po shqyrton çështjen ndaj Emiljano Shullazit.

 

Edhe prokurori me detyrë në Lezhë nuk arriti të marrë një konfirmim në detyrë.

 

Megjithatë këtë të premte pati edhe vendime pozitive, pasi prokurori i apelit Vlorë Kleanthi Zeka u konfirmua në detyrë.