Skip to content

Hapet Konsullata e Përgjithshme në Ulqin, Cakaj: Do t’i shërbejë ruajtjes së identitetit kombëtar

Këshilli i Ministrave të Shqipërisë, me nismë të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, përfundimisht ka vendosur për hapjen e Konsullatës së Përgjithshme në Ulqin .

 

Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj.

 

Me anë të një statusi në facebook Ministri Cakaj është shprehur: “Ky vendim do t’i shërbejë veçanërisht ruajtjes së identitetit kulturor e kombëtar dhe kohezionit shoqëror e politik të faktorit shqiptar në Mal të Zi!”

 

Ai ka vazhduar më tej duke u shprehur se nuk do të mungojë asnjëherë puna në funksion të jetësimit të objektivit kombëtar të thellimit të marrëdhënieve mes shqiptarëve në rajon dhe themelimit të platformave të përbashkëta politike.