Elseid Hysaj mbrojtësi i Kombëatres Shqiptare dhe skuadrës së Napolit është futbollisti më i shtrenjtë shqiptar në historinë e futbollit tonë. Në renditjen e bërë nga instituti footballobservatory Hysaj renditet, si futbolliti i 60të më i shtrenjtë në botë. Vlera e tij nga ky institut është 70.5 milionë euro.

Kjo tregon rritjen e madhe që ka pësuar ky mbrojtës pas kalimit tek Napoli falë lojërave të mira me klubin që udhëheq Serinë A por edhe Kombëtaren kuqezi.

Madje ai në renditje parakalon edhe dy futbollist me origjinë shqiptare dhe që nuk kanë zgjedhur të luajnë për Shqipërinë, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi.

Madje vlera e tij në merkato është edhe më e lartë se ajo e emrave të tillë, si: Obamejang, Buskets, Perisiç, Verrati, Kurtua etj.

Përsa i përket renditjes futbollisti më i shtrenjtë në botë është braziliani i PSG, Nejmar me vlerë 213 milionë euro. Pas tij janë Lionel Mesi 202.2 milionë euro dhe Heri Kejn 194.7 milionë euro. Në dhjetëshen e futbollistëve më të shtrenjtë dominon Premier Liga me 5 futbollist(Kejn, Dele Ali, De Bryjn, Lukaku dhe Pogba), La Liga me 2(Mesi e Grizman), Liga 1 me 2(Nejmar dhe Mbape) dhe Seria A me vetëm 1 futbollist(Dibala).

Ndërkohë ka rënë shumë vlera e Topit të Artë, Kristiano Ronaldo, i cili renditet i 49ti me një vlerë prej 80.4 milionë euro./ Berati.TV

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re