Skip to content

Ngrihet SPAK, ja 8 prokurorët që marrin detyrën. Betohen te Presidenti më 19 dhjetor, Meta në provë

“Ne dt.19 Dhjetor keta 8 prokurore do te kryejnë betimin para Presidentit dhe ky vendim hyn ne fuqi”.

Me këtë njoftim, kreu i KLP konfirmoi ngritjen e Prokurorisë së Posaçme, SPAK me 8 anëtarët prokurorë që u shqyrtuan dhe miratuan në mbledhjen e sotme. Miratimi i projekt -akteve për emërimin e tyre u bë sot me 11 vota pro.

“Ky vendim hyn ne fuqi me dt 19 Dhjetor 2019 dhe botohet ne fq zyrtare te Keshillit”, tha kreu i KLP.

“Komisioni i Posaçem per SPAK nis sot nje kerkese per shprehje interesit për pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme. Gara eshte e hapur per nje afat kohor prej 15 ditesh nga sot”, tha me tek Ibrahimi.

Kreu i KLP ka thene se eshte rene dakord paraprakisht me Presidentin e Republikes Ilir Meta ne takimin qe ai ka pasur ne Presidence, per daten 19 dhjetor te betimit te anetareve te SPAK.

LISTA E ANETAREVE TE SPAK:

Altin Dumani, prokuror në Prokurorinë e Apelit Tiranë

Arben Kraja, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme

Behar Dibra, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda

Edvin Kondili, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda

Elida Celami (Kaçkini) prokurore në Prokurorinë e Tiranës

Ened Nakuçi, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda

Enkeleda Millonai, prokurore në Prokurorinë e Elbasanit

Klodian Braho, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda