Skip to content

Mori telefonata kërcënuese, Tedi Blushi flet pas marrjes në pyetje: Shumë shpejt Prokuroria…

Me theksin se ka besim te drejtësia, zëvendësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi, pas daljes nga Prokuroria e Tiranës, aty ku ishte thirrur për të dhënë më shumë detaje mbi dy telefonatat që e kanë kërcënuar disa ditë më parë, tha se shumë shpejt çështja do të zbardhet.

“Kam vënë sot në dijeni organin e akuzës i cili besoj se do e zbardhë këtë çështje shumë shpejt.

Kam besim te prokuroria te organi i akuzës që do nxjerrë në dritë të vërtetën shumë shpejt.

Prokuroria është njohur me të gjitha faktet, sapo kam marrë këtë telefonatë, disa orë më pas kam vënë në dijeni edhe organet e drejtësisë”,-deklaroi Blushi.