Skip to content

Ngritja e SPAK, sot votohen 8 prokurorët e parë

Këshilli i Lartë i Prokurorisë këtë të hënë do të votojë 8 prokurorët e parë që do të çelin për herë të parë, Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion, njohur si SPAK.

 

Sipas rendit të ditës së zbardhur nga KLP, pritet që në këtë mbledhje të shpallet gara për pozicionin e drejtuesit të SPAK.

 

Ndërkohë tetë prokurorët që pritet të miratohen janë;

Altin Dumani,

Arben Kraja,

Behar Dibra,

Edvin Kondilli,

Elida Celami(Kaçkini),

Ened Nakuçi,

Enkeleda Millonai dhe Klodian Braho.