Pamjet apokaliptike janë ato që shfaqen në Durrës, pas tërmetit të fuqishëm që tronditi vendin me magnitudë 6.3 ballë.
Paraprakisht raportohet se kanë mbetur të vdekur 18 persona, ndërkohë që raportohet se ende ka shumë persona nën rrënoja.
https://connect.facebook.net/fr_FR/sdk.js#xfbml=1&version=v5.0
Live nga katastrofa në Thumanë!
Publiée par JOQ Albania sur Mardi 26 novembre 2019
Viktimat janë nxjerrë nga rrënojat në zonën e Thumanës, në Durrës, dhe në Kurbin. Ndërkohë që po punohet ende për të nxjerrë qytetarë të tjerë nga rrënojat, çka bën që numri i viktimave të rritet në orët në vijim.
Në zonën e Kënetës në Durrës, 7 anëtarë të një familje ndodhen nën rrënoja, ndërkohë që në Thumanë po ashtu raportohet për katër anëtarë të një familje që ndodhen në gërmadha.
Ndërkohë kryeministri Edi Rama përmes një njoftimi në Facebook, shprehet se 28 persona janë nxjerrë nga gërmadhat.
Mes personave të vdekur raportohet edhe një fëmijë 6-vjeçar.