Skip to content

Presidenti i Maqedonisë i telefonon Metës: Gati t’ju ndihmojmë!

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski përmes një telefonate me kreun e shtetit Ilir Meta ia ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për jetët e humbura si pasojë e tërmetit që goditi mëngjesin e sotëm vendin tonë.

 

Gjithashtu, nga ana tjetër homologu Pendarovski i shprehu, solidaritetin dhe gatishmërinë e strukturave të emergjencave civile maqedonase për të ndihmuar Shqipërinë.