Skip to content

Kroacia nis ndihmat për tërmetin tragjik që goditi Shqipërinë

Presidentja e Kroacisë,  Kolinda Grabar-Kitarovic i telefonoi Presidentit të Meta për t’i shprehur ngushëllimet për humbjet e jetëve, si pasojë e tërmetit që goditi sot Shqipërinë, si dhe solidaritetin e mbështetjen e popullit kroat për popullin shqiptar.

 

Presidentja Kitaroviç e informoi Presidentin Meta për ndihmën profesionale dhe humanitare të Kroacisë që pritet të mbërrijë sot në Shqipëri për përballimin e pasojave të tërmetit.

 

Presidenti Meta e falenderoi homologen kroate për këtë solidaritet dhe reagim të menjëhershëm në këto momente të vështira