Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarovic i ka telefonuar homologut të tij, Ilir Meta për t’i shprehur ngushëllimet për humbjet e jetëve, si pasojë e tërmetit që goditi sot Shqipërinë, si dhe solidaritetin e mbështetjen e popullit kroat për popullin shqiptar.

Presidentja Kitaroviç e informoi Metën për ndihmën profesionale dhe humanitare të Kroacisë që pritet të mbërrijë sot në Shqipëri për përballimin e pasojave të tërmetit.

Presidenti Meta e falenderoi homologen kroate për këtë solidaritet dhe reagim të menjëhershëm në këto momente të vështira.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko