Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e qeverisë ka deklaruar se për shkak të tërmetit sot do të shpallet gjendja e jashtëzakonshme.

“Ata të cilat kanë ndikuar në opinion publik, me idenë që të mos shpallin gjendjen e jashtëzakonshme që të mos marrin përgjegjësitë tona.

Dua t’u them qytetarëve që e kanë bërë të vetëm këtë tezë, pafajësisht, pa e ditur çfarë është gjendja e jashtëzakonshme, e kam edhe për gazetarët.

Dje nuk ka qenë momenti për këtë, dje ka qenë momenti për të adresuar hemorragjinë e tmerrshme që shpërtheu. Ministrja e Energjisë erdhi me vonesë në mbledhje por jo se u zgjua vonë nga gjumi por është gdhirë në atë rrugicë, që mbajnë ende nën rrënoja 6 trupa që ne lusim zotin që të jenë në jetë.

Ne sot do të shpallin gjendjen e jashtë zakonshme. Ashtu si ligji dhe Kushtetuta e parashtrojnë, do të jetë një gjendje e jashtëzakonshme në perimetrin që u shtri tragjedia, në Tiranë dhe Durrës. Gjendja e jashtëzakonshme nuk është një çështje thjesht financash, por është një seri masash. Dje nuk mund të bënim politikë ndërkohë që Shqipëria ishte në lot. Sot marrin gjendjen e jashtëzakonshme kur, plagët akute janë aty”, u shpreh Rama.

Rama shpall 27 nëntorin ditë zie kombëtare. Kryeministri shpall gjendjen e jashtëzakonshme për perimetrin që përfshiu tërmeti, qarqet Tiranë dhe Durrës. Në mbledhjen e qeverisë ai shprehur mirënjohjen për të gjithë vendet që na kanë ndihmuar në këto ditë të vështira.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko