Dëshiroj të dërgoj një përshëndetje dhe lutjen time popullit të dashur shqiptar i cili ka vuajtur shumë këto ditë.” Me këto fjalë Papa Francesku nis mendimin e tij për atë që po ndodh në Shqipëri.
Ai u shpreh se se Shqipëria ishte vendi i parë në Europë që kishte dashur të vizitonte.
Dëshiroj t’i dërgoj përshëndetjen dhe afërsinë time popullit shqiptar që ka vuajtur aq shumë këto ditë. Shqipëria ka qenë vendi i parë i Evropës që kam dashur të vizitoj. Jam afër viktimave, lutem për të vdekurit, për të plagosurit dhe për familjet. Zoti bekoftë këtë popull që e dua aq shumë.
