Qytetarët korcarë për disa orë më radhë paraditen e kësaj të mërkure kanë pasur mundësi të dhurojnë ndihma për familjet e prekura nga tërmeti në Durrës e Thumanë.
Ka qenë kjo një nismë qytetare e publikuar në rrjetet sociale një ditë më parë nga një vajzë korçare dhe më pas është shpërndarë duke gjetur mbështetjet e dhjetra e qindra qytetarëve të cilët kanë dhuruar ndihma të ndryshme si ushqimore ashtu edhe veshmbathje për familjet të cilat pas tërmetit të 26 nëntorit kanë mbetur jashtë, pas shembjes së banesave:
Të gjitha ndihmat e mbledhura do të dërgohen pranë të prekurve nga tërmeti, ndërkohë që nisma qytetare korçare për grumbullimin e ndihmave pritet të vijojë edhe në ditët e ardhshme.
