Skip to content

Papa Francesku 100 mije euro për tërmetin në Shqipëri

E86B3601 8EAB 4AB3 AA40 31C2EB455388

Papa Françesku është solidarizuar me Shqipërinë duke dhuruar 100 mijë euro ndihmë për banorët e prekur nga tërmeti.

 

Lajmi u raportua nga dikasteri pontifikal pas tërmetit të fortë që goditi Shqipërinë.

 

“Në këtë mënyrë Ati i Shenjtë dëshiron të shprehë afërsinë e tij shpirtërore dhe mbështetjen e tij atërore ndaj njerëzve dhe territoreve të prekura, shuma do të përdoret në dioqezat e përfshira në tërmet në vepra lehtësimi dhe ndihme, në marrëveshje me nunciaturën apostolike në Shqipëri”.