Skip to content

FOTOT: Ishte ndërtuar vetëm 5 vite më parë, pëson dëmtime të shumta pallati në zonën e Freskut

Tërmeti i 26 nëntorit me magnitudë 6.4, edhe pse dëmet kolosale i kishte në Thumanë dhe Durrës, ai shkaktoi dëme edhe në Tiranë.

Një pallat i ndërtuar vetëm 5 vite më parë ka pësuar dëmtime dhe një çarje vertikale nga tarraca deri në dysheme pas tërmetit të fuqishëm.

Pallati i ndodhur në zonën e Freskut në Tiranë ka pësuar çarje të madhe që ka shkaktuar panik tek banorët.