Skip to content

Basha-strukturave: Dilni në terren, shihni nëse janë ndihmuar banorët apo jo

Kreytari i PD, Lulzim Basha përmes një udhëzimi u ka kërkyar të gjitha strukturave që të dalin në terren dhe t’u vinë në ndihmë banorëve të prekur nga tërmeti.

Në udhëzim, Basha shkruan se secili grup, nën orientimin e drejtuesit, duhet të dalë në terren dhe të takohet me të gjithë banorët e prekur dhe të shikojnë nga afër kushtet dhe banesat e dëmtuara.

 

“Duke filluar nga nesër në mëngjes, të ndarë sipas grupeve më poshtë, duhet të mbajmë dhe të shtojmë praninë në terren, të takojmë qytetarët e prekur nga tërmeti, të evidentojmë çfarë nevojash kanë, dëmet e shkaktuara në banesa, të përpiqemi t’i vijmë në ndihmë me çfarë të mundemi. Grupet do të shoqërohen nga Kryetarët e Degëve dhe anëtarët e Kryesisë së Degës në secilën zonë të prekur. Secili grup, nën orientimin e drejtuesit të strukturës së partisë në zonë (anëtar Kryesie Dege dhe Kryetar Grupseksioni/Seksioni), lëviz në të gjithë zonën, takojnë qytetarët e dëmtuar nga tërmetet, shikojnë kushtet ku ata jetojnë, dokumentojnë dhe evidentojnë kushtet dhe nevojat, mbledhin problematikat që raportojnë qytetarët dhe interesohen nëse strukturat shtetërore i kanë ofruar ndihmë apo i kanë kontaktuar.”

 

Qëllimi I kësaj nisme, sipas Bashës, nuk është përfitimi politik por ardhja në ndihmë e qytetarëve ndërsa kërkon nga grupet që të evitojnë çdo postim në mediat sociale.

 

“Dëmet apo problematikat, dokumentohen dhe evidentohen (me video, foto, dëshmi), por nuk bëhen publike në mënyrë individuale. Ato raportohen tek Koordinatorët për secilën bashki, dhe këta të fundit më pas, në konsultim me Kryetarin e Partisë dhe/ose Sekretarin e Përgjithshëm, vlerësojnë sesi do të trajtohet çështja.”

 

Grupet e Punës:I. BASHKIA DURRËS:

Koordinon: Oerd Bylykbashi dhe Ferdinand Xhaferri

Territori i Bashkisë Durrës ndahet në 4 (katër) zona, sipas ndarjes që ka secila ZAZ.

Grupi Durrës 1:1. Fatbardha Kadiu2. Bardh Spahia3. Luciano Boçi4. Ivi Kaso5. Tomorr Alizoti

Grupi Durrës 2:1. Oerd Bylykbashi2. Orjola Pampuri3. Kreshnik Çollaku4. Grida Duma5. Ervin Salianji

Grupi Durrës 3:1. Florjon Mima2. Endri Hasa3. Jorida Tabaku4. Enno Bozdo5. Fatbardh Kadilli

Grupi Durrës 4:1. Gent Strazimiri2. Enkelejd Alibeaj3. Nada Mecorapaj4. Luan Baçi5. Lorenc Luka

II. BASHKIA KRUJË

Koordinon: Edi Paloka, Reshit Merlika dhe Agron Loku

Ndahet në 2 zona (1. Fushë Kruja dhe 2. Kruja (kryesisht Thumana dhe fshatrat përreth)

Grupi 1 Fushë – Krujë1. Flamur Noka2. Xhemal Gjunkshi3. Agron Shehaj4. Valentina Duka5. Çlirim Gjata

Grupi 2 Krujë (kryesisht Thumana dhe fshatrat përreth)1. Edi Paloka2. Dhurata Cupi3. Hekuran Hoxhalli4. Isuf Çela5. Albana Vokshi

III. BASHKIA SHIJAK

Koordinon: Genc Pollo dhe Rez Tusha

Grup pune1. Genc Pollo2. Alfred Rushaj3. Belind Këlliçi4. Ina Zhupa

IV. BASHKIA KURBIN

Koordinon: Aldo Bumçi dhe Behar Haxhia

Grup pune1. Aldo Bumçi2. Lindita Metaliaj3. Andon Frrokaj4. Klevis Balliu5. Romeo Gurakuqi

V. BASHKIA TIRANË (KRYESISHT FSHATRAT QË MBULON DEGA 16)

Koordinon: Edmond Spaho dhe të gjithë Kryetarët e Degëve Tirana 1-16

Grup pune1. Edmond Spaho2. Izmira Ulqinaku3. Halim Kosova4. Astrit Veliaj5. Jamarber Malltezi

VI. GRUPI QENDROR I PUNËS PËR KOORDINIMIN E VEPRIMEVE DHE PËRPUNIMIN E INFORMACIONIT

– Lëviz në terren në secilën zonë të prekur nga tërmeti sipas nevojave që paraqet secili grup.– Koordinon veprimet me grupet e punës dhe përpunon nevojat apo problemet e tyre.

1. Lulzim Basha2. Gazment Bardhi3. Sahit Dollapi4. Ervin Minarolli