Skip to content

Sizmiologu gjerman jep lajmin e mirë, cfarë pritet në ditët e ardhshme




Rreth1 mijë lëkundje të tjera të tokës janë shënuar që pas tërmetit të mëngjesit të së martës së 26 nëntorit, .

Edhe pse me intensitet më të ulët, kjo nuk e ka zbehur aspak shqetësimin tek qytetarët.

Megjithatë një lajm i mirë vjen nga drejtuesi i departamentit të sizmologjisë në Qendrën Gjermanë për Studime Gjeologjike (GFZ) në Potsdam, Frederik Tilmann, i cili shpjegoi fenomenin sizmik të tërmeteve pasues të 26 nëntorit në Shqipëri.

Nga një intervistë në mediat gjermane, ai deklaron se intensiteti i tërmetit gradualisht do të ulet në ditët e ardhshme.

“Fatkeqësisht asnjë pohim i besueshëm nuk mund të bëhet në këtë rast,
por mund të mbështetemi vetëm te të dhënat statistikore. Edhe goditjet
pasuese mund të kenë një madhësi më të madhe se 5 ballë.

Por lajmi i mirë është se aktiviteti sizmik gradualisht do të zbehet
në ditët në vijim. Deri më tani shkencëtarët nuk mund të mohojnë se nuk
do të ketë një tërmet edhe më të madh, por me shumë mundësi kjo nuk do
të ndodh”, shpjegoi Tilmann.






Previous articleErdogan: Jep lajmin e madh, ja sa shtëpi do të ndërtojnë për të prekurit