Të frikësuar dhe të pasigurt në qytetin e Durrësit, banorët tashmë kanë marrë “arratinë” duke kërkuar strehim në qytete të tjera.
Vetëm në qarkun e Elbasani kanë mbërritur një numër shumë i madh banorësh të cilët u prekën nga tërmeti i 26 nëntorit.
Në fshatin Llixhë të Elbasanit mbrëmjen e kaluar u strehuan në një hotel 20 persona nga Durrësi,n dërkohë që dy familje të tjera kishin mbërritur që ditën e Martë.
Pothuajse të gjithë hotelet në qytetin e Elbasanit janë të mbushur me qytetarë të cilët janë larguar nga Durrësi .
