Tomori zhvillon ndeshjen e  parë miqësore për vitin 2018, duke bërë një ‘’takim’’ me Superioren pasi miqësorja është zhvilluar ndaj Lushnjes, që luan një kategori më lart. Kështu pas vetëm pesë ditë përgatitjesh Tomori ka zgjedhur të zhvilloj ndeshjen e parë dhe të tilla ndeshje pritet të ketë edhe të tjera deri në nisjen e kampionatit..

Ndeshja është zhvilluar në kompleksin “Tropikal” në Durrës aty ku lagunarët janë duke zhvilluar fazën përgatitore. Ndërsa Tomori nën drejtimin e dyshes Arbri – Agalliu këto përgatitje po i vazhdon në Berat.

Njoftimi për ndeshjen është lajmëruar në faqen e klubit në facebook duke dhënë edhe rezultatin e një humbjeje 0-2./Berati.TV

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re