Presidenti i Republikës, Ilir Meta duket edhe pas uljes në karriken e presidentit nuk e ka harruar ldhjen e hershme me sportin. Ky vit 2018 duket se është viti i sportit për të dhe kjo duket qartë nga pritjet në presidencë.
Kështu pasi në ditët e para të këtj viti priti në zyrë ish kampionin e Evropës në boks, Nuri Seferi këtë herë pritja ishte për një kampion Evrope.
Në rrjetin social, facebook presidenti ka njoftuar takimin me Kampionin e Evropës në kërcim së gjati, Izmir Smalaj. Ndërkohë pak pas tij është edhe atleti shkodran që shpërndan të njëjtin njoftim.
Kujtojmë se Smajlaj është një ndër sportistët më të mirë të këtij viti pasi në Kampionatin Evropian të zhvilluar në Beograd ka ngritur flamurin shqiptar në shkallën më të lartë. Ai kërceu 8.08 duke sjellë në Shqipëri medaljen e artë dhe ngriti ‘’dronin’’ e dytë në Beograd./
Të dashur miq, kënaqësi të takoja sot rekordmenin shqiptar, kampionin e Europës në kërcim së gjati, Izmir Smajlaj, të cilit i urova sa më shumë suksese dhe medalje për Shqipërinë në këtë Vit të Skënderbeut.🥇🇦🇱
Berati.TV



