Pas lëkundjeve të njëpasnjëshme gjatë natës, një tjetër lëkundje është shënuar rreth orës 07:00.
Tërmeti ka
qenë me magnitudë 4,2 të shkallës Rihter.
Sipas EMSC, bëhet e ditur se epiqendra e tërmetit ishte në Detin
Adriatik, në afërsi të Kepit të Rodonit. Ndërkohë thellësia e lëkundjeve
ishte 10 km.
Tërmeti
shkatërrues që goditi vendin më 26 nëntor la pas 51 të vdekur si dhe mbi 750 të
plagosur.
