Në një kohë kur banesa e tyre u shemb nga tërmeti i fuqishëm që goditi vendin më 26 nëntor, për familjen Sula nga Manza e Durrësit ka ndodhur mrekullia.
Ndonëse e strehuar në çadër, në muajin e nëntë të shtatzënisë, Ardjana solli në jetë vajzën e saj Ajsel. Lajmi emocionues është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
“Mrekullia e jetës
Ndërsa familja Sula ka mbetur e pastrehë si pasojë e tërmetit dhe është strehuar në çadrën e emergjencës në Manëz, pak orë më parë ka lindur Ajsel, vajza e tyre që gëzon shëndet të plotë bashkë me mami Ardjanën
Ajsel #TiNukDoJeshKurrëVetëm”, shkruan ministrja.
