Skip to content

Tragjedi në Rusi: Autobusi bie në akull, 15 jetë të humbura (video)

snimak Rusija autobus

Të paktën pesëmbëdhjetë njerëz u vranë dhe 11 u plagosën pasi një autobus doli nga rruga dhe ra në një lum të ngrirë, ngjarje e ndodhur në Zabaykalsk, Rusi.

Ministria e Shëndetësisë tha se pesë ambulanca dolën në vendin e ngjarjes për të ndihmuar viktimat.

Një fëmijë është ndër të vdekurit, njoftojnë media ruse.

Shoferi humbi kontrollin e automjetit ndërsa dilte nga autostrada afër stacionit hekurudhor Kuenga në Qarkun Sretenski.

https://twitter.com/duma_gos/status/1201055935168421888