Skip to content

Mos dhuroni qumësht dhe sallame, po prishen nëpër magazina!

ndihma3

 

 

Mos dhuroni qumesht dhe sallame po prishen neper magazina

Duke punuar për sistemimin e ndihmave ushqimore në magazinën e Thumanës, vullnetarët e Korpusit të Vullnetarëve, kanë parë se ka sasi të mëdha prdoduktesh të bulmetit(qumësht me shishe plastike, kos, dhallë, gjalp) dhe nënprodukte mishi(sallame, salçiçe).

 

1575351452 307 Mos dhuroni qumesht dhe sallame po prishen neper magazina

Këto produkte duhet të ruhen në kushte të rrepta frigoriferike, në temperatura 2-4 gradë celsius, që të jenë të konsumueshme. Këto kushte nuk mund të sigurohen në magazina të mëdha, siç janë palestrat e shkollave apo objekte të tjera.

 

1575351452 875 Mos dhuroni qumesht dhe sallame po prishen neper magazina

Duke qëndruar në kushte natyrale, për disa ditë, ato do të prishen dhe mund të bëhen të rrezikshme, ndaj kompanitë dhe qytetarët, që dhurojnë të tilla produkte, bëjnë mirë që të mos i çojnë nëpër magazina, por të presin momentin kur mund të ketë një listë të qartë të familjeve ku do të dërgohen, që të shpërndahen e konsumohen brenda ditës.

 

1575351452 970 Mos dhuroni qumesht dhe sallame po prishen neper magazina

Eshtë kjo një thirrje edhe për autoritetet që merren me menaxhimin e situatës, pasi mund të krijohen probleme serioze.

 

1575351453 282 Mos dhuroni qumesht dhe sallame po prishen neper magazina

Gjithashtu, autoritetet duhet të bëjnë thirrje, që të mos dërgohen ndihma ushqimore, në zonat ku ende nuk kanë përfunduar ato që janë. Situata do të zgjasë dhe do të duhet që procesi i ndihmës të shtrihet në kohë.

 

1575351453 766 Mos dhuroni qumesht dhe sallame po prishen neper magazina

P.S: Jeni të lutur ta shpërndani këtë postim, si një apel për të gjithë qytetarët dhe ata që merren me menaxhimin e situatës.

 

1575351454 854 Mos dhuroni qumesht dhe sallame po prishen neper magazina

 

 

/aktoretshqiptare.info