Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka shprehur falenderime për qeverinë dhe popullin turk në lidhje me ndihmë ne vazhdueshme të dhënë për banorët e prekur nga tërmeti.
Në një postim në Facebook, Xhaçka shprehet se pas ndihmave material Turqia do të ndërtojë dhe 500 banesa të tjera.
“Faleminderit qeverisë dhe popullit turk për ndihmën e vazhdueshme për banorët e zonave të prekura nga tërmeti që në momentet e para. Ndihmat e sotme materiale vijnë pas ekipeve të kërkim – shpëtimit dhe do pasohen nga bujaria e pazëvendësueshme për ndërtimin e 500 banesave.”