Pas takimit në bashkinë e Durrësit, Edi Rama dhe komisioneri i BE-së për menaxhimin e krizave kanë zbritur në terren duke parë disa nga zonat e prekura.
Kreu i qeverisë ka falenderuar të gjithë ekspertët e vendeve të BE-së që po bëjnë vlerësimin e dëmeve nga tërmeti.
Gjatë takimeve me banorët nuk kanë munguar edhe batutat nga kryeministri.
Njëri prej banorëve duke iu referuar një godine tha se është ndërtuar në kohën e Berishës, por kryeministri iu përgjigj duke i thënë ‘Se mos erdhi Sala këtu me kazmë me e bërë, leri këto histori“.
