Tony Howland, peshonte dikur 190 kilogramë, por tani ka humbur gjysmën e peshës së tij me një ndryshim të thjeshtë në dietën e tij.
43 vjeçari nga Anglia, tregon se si dieta e tij përbëhej nga dreka të rënda dhe të begatshme, e që ia kishin “dhuruar” peshën e tepërt.
Megjithatë, ai vendosi që ta ndryshojë stilin e jetesës, dhe gradualisht kishte filluar që ta shpeshtonte ecjen:
“Fillova duke ecur tek Tesco Express-i lokal, një shëti gjysmë kilometërshe”, tha ai.
“Më pas e rrita në një kilometër e gjithnjë e më tepër”.
Sa më shumë që humbja, më e lehtë bëhej dhe më shpesh e bëja. Tani mund të ec 33 kilometra”, përfundoi ai.



