Edi Rama ndodhet ditën e sotme në Stamboll ku u takua me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe ka kërkuar ndihmë për të kaluar situatën e rëndë pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit.

Pas takimit me Erdogan, Rama ishte i pranishëm dhe në konferencën e donatorëve, ku kërkoi ndihmë për të përballuar situatën e krijuar nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit.

Ndërkohë, presidenti turk Erdogan ka folur në lidhje me premtimin e tij për ndërtimin 500 banesave të cilat u dëmtuan nga tërmeti 6.4 ballë.

Presidenti turk tha se 500 banesat e premtuara do të jenë gati për gjashtë muaj, ose një vit.

‘Do të jemi në kontakt me ministren e Kulturës në Shqipëri që të diskutojmë për pjesën e rindërtimit.

Do të diskutojmë sërish edhe me kryeministrin Rama për këtë pjesën e ndërtimeve. Do t’u tregojmë shokëve tanë që janë atje edhe për ndërtimet, disa prej tyre do jenë më bazë çeliku. Mendoj që brenda gjashtë muajve, maksimumi deri në një vit, ndërtesat do jenë kryer.

Për shkak të dimrit do dërgojmë çadra për dimër’, tha Erdogan.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re