Sot skuadra e Tomorit mbyll edhe javën e parë të përgatitjeve të zhvilluara në Berat. Gjatë kësaj jave skuadra është stërvitur e plotë dhe aty janë shtuar edhe futbollistë të ardhur nga skuadra e Tomorit U19. Po ashtu gjatë kësaj jave me ta është stërvitur edhe mesfushori nigerian Idakvo për të cilin ende nuk ka një njoftim zyrtar nga klubi mbi të ardhmen e tij.

Po ashtu miqësorja e humbur ndaj Lushnjes dhe tashmë skuadra do jetë në kërkim të të tjerave miqësore me qëllm që skuadra të jetë në më të mirën e saj për rifillimin e sezonit.

Por në seancën e sotme stërvitore nuk ka qënë vetëm sulmuesi Mitraj risia, i cili edhe u prezantua nga klubi por edhe një tjetër ish. Bëhet fjalë për mesfushorin kurbinas Salvador Gjonaj, i cili pjesën e parë të sezonit luante për Egnatian e grupit A. ky pritet të jetë edhe afrimi tjetër i Tomorit në këtë ‘’dritare’’ të merkatos.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re