Skip to content

Fillon shkolla në zonat e prekura nga tërmeti

Ka nisur sot në qarkun e Durrësit dhe të Tiranës mësimi në shkolla pas një ndërprerjeje dy javore nga tërmeti i 26 nëntorit.

 

Nga tërmeti u dolën jashtë funksionit 30 shkolla ndërkohë që pjesa tjetër pësoi dëmtime të pjesëshme.

 

Si pasojë e dëmtimit të shkollave rreth 15 mijë nxënës të këtyre institucioneve do u mundësohet transferimi nëpër vende të tjera. Ndërsa një pjesë do të zhvillojë mësimin edhe në ambientet e hoteleve ku janë sistemuar banorët e prekur nga tërmeti.