Skip to content

Vasili: Shqipëria digjet, kryeministri krihet

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili e konsideron kriminale sjelljen e kryeministrit Edi Rama.

I nxitur nga vizita e këtij të fundit në një prej gjimnazeve të Tiranës, ku “shqetësohej” për rrjetën e koshit të basketbollit, Vasili i kujton se në kryeqytet shumë shkolla janë dëmtuar nga tërmeti dhe presin ndërhyrjen e organeve kompetente.

“Shqipëria digjet kryeministri krihet

Shkollat mu ne mes te Tiranes me rrezik shembje nga ‘Sami Frashëri’ tek ‘Emin Duraku’. Kryeministri atje nuk shkon dot.

Kryeministri qesh e loz dhe ka sot vetëm hallin e rrjetës së koshit të basketbollit te gjimnazi ‘Ismail Qemali’ në Tiranë. Kjo është sjellje kriminale”, shkruan Vasili në reagimin e tij.

https://connect.facebook.net/fr_FR/sdk.js#xfbml=1&version=v5.0

Shqiperia digjet kryeministri krihet.(VIDEO).Shkollat mu ne mes te Tiranes me rrezik shembje nga Sami Frasheri tek Emin Duraku.Kryeministri atje nuk shkon dot.Kryeministri qesh e loz dhe ka sot vetem hallin e rrjetes se koshit te basketbollit te gjimnazi Ismail Qemali ne Tirane.Kjo eshte sjellje kriminale.

Publiée par Petrit Vasili sur Lundi 9 décembre 2019