Presidenti Ilir Meta këtë të martë ka pritur në një takim në Presidencë ekipin e specialisteve izraelite që kanë ardhur në Shqipëri, për të vlerësuar ndërtesat e dëmtuara nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit.
Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Meta shprehet thellësisht mireënjohes për ndihmën e madhe që ata po japin.
“I nderuar të prisja sot ekipin izraelit që i erdhi në ndihmë qytetarëve tanë duke vlerësuar dhe këshilluar për shtëpitë dhe ndërtesat e dëmtuara nga tërmeti. Thellësisht mirënjohës Izraelit dhe ekspertëve të tij ushtarakë! Shalom!
