Skip to content

Padia për Dvoranin/ Meta: Prokuroria të bëjë punën e saj me profesionalizëm, larg politikës

Presidenti Ilir Meta këtë të martë është në Prokurorinë e Tiranës në lidhje me kallëzimin që ai ka bërë ndaj kreut të KED, Ardian Dvorani.

 

Në deklaratën e tij për mediat kreu i shtetit është shprehur se rasti është i qartë dhe tepër flagrant, duke shpresuar që prokuroria të mos jetë nën presionin politike.

 

Gjithashtu Presidenti Meta ka theksuar ndër të tjera se shpreson se në lidhje me këtë çështje Prokuroria të mos jetë nën presione politike dhe të bëjë punën e saj me profesionalizëm.

“Jam këtu në përgjigje të ftesës të institucionit të Prokurorisë për shtetasin Ardian Dvorani për dy vepra të qarta penale përvetësimit të kopetencave të titullit shtetëror dhe të shpërdorimit të detyrës. Rasti është tmerrësisht flagrant dhe shpresoj që prokuroria të mos jetë nën presione politike, por të bëjë punën e saj me profesionalizëm. Është një provë e madhe për të ardhmen e reformës në drejtësi. Mund t’ju them se kushtetuta e thotë shumë qartë se Kushtetuta është ligji më i lartë në Republikën e Shqipërisë dhe se dispozitat kushtetuese zbatohen në mënyrë të drejtpërdrejt përveç rasteve kur Kushtetuta parashikon ndryshe. Dhe lidhur me gjykatën Kushtetuese integriteti i së cilës është i një interesi mbarëkombëtar sepse është kjo Gjykatë që garanton dhe mbron sovranitetin e popullit shqiptar dhe sovranitetin e shtetit dhe interesat kombëtare.Të gjithë provat e depozituata janë të mjaftueshme që prokuroria të veprojë ndaj shtetasit Ardian Dvorani.”