Skip to content

Meta në Armathë, verifikon banesat me ekspertët izraelitë

Presidenti Ilir Meta ka qenë këtë të martë në Armathë ku së bashku me ekspertët izraelitë ka verifikuar një banesë 4-katëshe.

 

Në një postim në Facebook, Meta shkruan se banorët tashmë janë më të qetë se pardje ndërsa thekson se është e rëndësishme që të ndiqen udhëzimet e duhura të ekpsertëve për përforcimin dhe riparimin e dëmeve.

 

“Sapo përfunduam një verifikim të ri të një banese 4 katëshe në Armathë me ekspertët e palodhur izraelitë. Besoj tani edhe banorët janë më të qartë dhe të qetë se pardje. E rëndësishme është tani të ndjekim udhëzimet e duhura për përforcimin dhe riparimet e dëmeve me përgjegjësi të plotë ligjore.”