Menjëherë pas dërgimit të letrës me firma të një grupi tifozësh beratas drejt biznesmenit, Pëllumb Salillari është zhvilluar një sondazh në Berat. Një ndër faqet e tifozëve të Tomori, FK TOMORI BERAT ka ndërmarrë një sondazh kundrejt tifozëve, “Do të donit që biznesmeni Pëllumb Salillari të blinte Tomorin?’’
Reagimi për pesë ditë që ky sondazh ka qënë prezent në faqe ka qënë i lartë duke patur plot 461 vota. Shtuar këtu edhe pëlqime apo komente të tyre në faqe. Duket se në shumicë tifozët kanë votuar pro kalimit të klubit nën pronësinë e njëriu të 16të më të pasur në Shqipëri.
Nga 461 vota, 419(91% e votave) prej tyre kanë qënë pro ndërsa janë vetëm 42 vota(9% e votave) kundra kësaj nisme.
Ndërkohë në një kontakt për “Panorama Sport’’ vet biznesmeni është shprehur se nuk është ende i gatshëm për momentin për tu angazhuar për shkaqe familjare. Por ndërkohë tifozët beratas do të qëndrojnë në pritje të ndryshimit të vendimit nga biznesmeni.
Berati.TV


