Zëvendës Asistentja e Sekretarit të Mbrojtjes së SHBA–së, Laura Cooper ka qenë pjesë e konferencës së Çeljes së Ministerialit të Mbrojtjes të SHBA, “Karta e Adriatikut”, ku është shprehur se SHBA janë miq të Shqipërisë dhe do të jenë bashkë në kohë të vështira.
Cooper në fjalën e tij ka vlerësuar kontributin pa kushte të të gjitha vendeve, të cilat reaguan menjëherë pas dëmtimeve të tërmetit të 26 nëntorit.
“Do të doja të fillojë me ngushëllime për familjet që vuajtën si pasojë e këtij tërmeti. SHBA janë miq të Shqipërisë si gjithë amerikanët dhe shqiptarët që kanë qenë bashkë në kohë të vështira. Këto popuj kanë qenë gjithmonë bashkë. Të gjitha vendet që janë sot këtu, që reaguan pa asnjë kusht dhe kanë dhënë mbështetjen e nevojshme për të ndihmuar Shqipërinë në këtë periudhë të vështirë. SHBA qëndrojnë afër Shqipërisë, partneritet me të gjitha vendet e rajonit. Kjo na sjell në këtë seancë të A5. Pavarësisht nga ky tërmet që ndodhi në patëm mundësi të takohemi dhe shoh që kemi shumë miq në këtë tryezë.”
Ndër të tjera zyrtarja e lartë amerikane ka deklaruar se Shqipëria është një shembull i jashtëzakonshëm për të mbështetur operacionet e NATO-s në të gjitha koalicionet dhe kohët e fundit në kuadër të luftës së gjirit.
