Skip to content

Merkel i thotë Putinit: Sot fituat!

putin merkel EPA e1576060423829

Kancelarja gjermane Angela Merkel e ka quajtur udhëheqësin rus Vladimir Putin fituesin e samitit të Normandisë mbajtur në Paris, shkruan Komersant.

“Sot ju fituat …”, citon gazeta e njohur ruse, fjalët e Merkel drejtuar Putinit.

Kancelarja e tha këtë ndërsa të dy po shkonin drejt një konference për shtyp në fundin e samitit.

Sipas gazetarëve, përfundimi u arrit “pa ndonjë gëzim të veçantë”.

Në përgjithësi, kancelarja ishte i kënaqur me rezultatet e takimit. Ndërsa ajo i tha gazetës Sueddeutsche Zeitung, se çështja ishte “bllokuar”.

Më 9 dhjetor u mbajt për herë të parë në tre vjet samiti i Normandisëme pjesëmarrjen e  Vladimir Putin, Angela Merkel, Emannuel Macron dhe Volodymyr Zelensky.

Pas kësaj, u mbajt një takim midis Presidentëve të Rusisë dhe Ukrainës.