Kryeministri, Edi Rama këtë të enjte e ka nisur me thënien e Hafiz Ali Korçës i cili thotë që feja myslimane të mëson që kur bëhet fjala tek Atdheu nuk duhet të kursesh asgjë.
Shefi i qeverisë prej ditësh duket se e ka kthyer në rutinë publikimin e “fjalëve të shenjta”, ku citon thënie të mençura nga dijetar dhe nga librat e shenjtë.
“Fjalët e shenjta. Nga Hafiz Ali Korça tek “Mirë se ke ardhur”: Feja myslimane mos kurse të thotë as shpirtin, as fëmijë fare gjë në botë. Po ç’kriji të gjitha veç shpëto atdhenë se n’atdhet të dashur mundet t’a mbash fenë”.