13 dhjetor Në fshatrat Remanicë-Veterik tokat bujqësore shpëtuan njëherë e mirë nga problemet që u kishte shkaktuar mospastrimi i kanalit kullues.

Kryetari i bashkisë së Beratit, Ervin Demo, theksoi se “po kryhet një punë intensive përgjatë gjithë vijës me sipërfaqe 2.4 km dhe sipërfaqe totale kullimi 250 ha tokë bujqësore duke përfshirë zonën kodrinore dhe fushore”.

“Projekti do të vazhdojë edhe me përmirësimin e Skemës Kulluese BRK-8 Starova e cila përfshinë kanalet kullues të fshatrave Velabisht, Starovë Remanicë, Veterik”, – tha Demo.

Kryebashkiaku Demo u shpreh se “kemi përfunduar projektimin e 3 segmenteve të tjerë, të cilët përmirësojnë ndjeshëm kullimin e tokave në zonat e mësipërme”.

Bashkia Bera po vijon punën e pandërprerë për minimizimin e pasojave të reshjeve që mund të kërcënojnë qytetarët, banesat dhe tokat bujqësore./k.s/j.p/

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re