Sizmiologu Rexhep Koçi u ka bërë apel qytetarëve që të mbajnë larg panikun pasi nuk do të ketë më ripërsëritje të tërmetit të 26 nëntorit.
I ftuar në studion e emisionit të mëngjesit 7pa5, Koçi tha se paslëkundjet do të vijojnë dhe mund të zgjasin me muaj. Ai u kërkoi qytetarëve që të mos frikësohen pasi pas çdo tërmeti një gjë e tillë është normale.
“Po do ketë. Mund të ketë me 4 por mund të jetë dhe me 3 apo 3.8. Por kjo është gjë normale dhe nuk ka ndevojë për panik. Por këto tërmete me magnitutë 6, zakonist pasgoditjet zgjasin për disa muaj. Në radhë të parë njëherë paniku duhet mbajtur sa më larg. Nuk duhet të frikësohen.”
Të dielën, venmdi u godit nga një tjetër tërmet me magnitutë 4.5 të shkallës rihter duke përhapur panik tek qytetarët.
