Skip to content

Mbeti pa pushtet, Salvini befason me lutje ndaj partive të mëdha: të bashkëpunojmë!

w 55679098

Drejtuesi i ekstremit të djathtë të Italisë-Lega, Matteo Salvini, papritmas ka hequr dorë nga një thirrje që qeveria të japë dorëheqjen dhe sugjeroi që partitë më të mëdha të punojnë së bashku për të zgjidhur problemet e vendit, raportoi Reuters.

“Le të ulemi në një tryezë dhe të biem dakord për pesë prioritete për vendin – shtrëngimin nga valës së emigrantëve, politikën e rritjes ekonomike, drejtësinë, infrastrukturën dhe shëndetësinë, para se të jetë vonë, dhe pastaj ne mund të zhvillojmë zgjedhje,” shkroi Salvini në Twitter.

Ndryshimi në qëndrimin e Salvini befasoi shumë vëzhgues, dhe disa analistë e interpretojnë atë si një shenjë se ai ka humbur shpresën se koalicioni qeverisës i fragmentuar do të shembet në të ardhmen e afërt.

Liga, sipas sondazheve, është partia më e madhe në Itali, me rreth 30 përqind të mbështetjes së votuesve, por Salvini kohët e fundit ka pasur probleme, dhe mbështetja për partinë e tij ka rënë.

Muaj më parë, Lëvizja e majtë Sardine nisi protesta kundër Salvini në rajonet italiane, ku me mijëra u bashkuan në rrugët e Romës të shtunën.