Gjykata e durrësit vendosi masën e sigurisë arrest me burg për 9 nëntë Zyrtare e ish zyrtare, ndertues e inxhinere të objekteve tëe shembura në Durrës më 26 nëntor.
Avdulla Osmani ndërtuesi i “Hotel Tropikal” iu komunikua masa e sigurisë në ambientet e spitalit të Durrësit, pasi ndodhet i shtruar aty.
Para gyqtarit Paulin Cera prokurorët është Pali Deçolli, Edmond Kaloshi dhe Madrid Kullolli paraqitën të gjitha provat e mbledhura në pallatet e shkatarruar ku pati edhe humbje jetës.
Hetimet e nisura menjhere pas lekundjeve te 26 nëntorit zbuluan se në pallatet dhe hotelet qe nuk i bene dot balle fatkqesise natyrore ka pasur shkelje të rënda. Sipas prokuroreve përgjegjësia fillon nga zyrtaret e pushtetit vendor e deri tek inxhinieret apo tekniket ne zbatimin e punimeve.
Të arrestuarit akuzohen për “Shpërdorim detyre”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Vrasja me dashje” e kryer në mënyrë indirekte dhe “Vrasja në rrethana cilësuese” të një ose me shumë personave.
Në kërkim janë Arben Qato pronar i Vila Palma, Dëshira Qato-shefe e urbanistikës në Kavajë, Aldo Dakovelli, shef sektori në Kadastrën e Durrësit, Artemis Malko punonjës terreni në Kadastër, Artur Cela, ish-drejtori i INUV, Flamur Gjuzi, ish-drejtori i ALUIZNIT, Artur Terziu, pronari i “Bar Barons” si dhe dy ndërtuesit e banesës së familjes Lala në Kënetë
Të shtunën prokuroria e durrësit lëshoi 17 urdhërarreste nga të cilat ekzekuroi vetëm 9 pasi, 8 te tjere vijojne te jene ende në këkrim. Oragani i akuzës bëri me dije se në hetim janë dhe shumë persona të tjerë që kanë abuzuar me cilësinë e ndertimit te objekeve duke sjelle per pasoje edhe humbjen e jetëve njerezore.
