Policia nuk ka ende asnjë emër të dyshuar për atentatin me tritol të së shtunës ndaj Lulzim Kullajt.
 
Hetimi i nisur nga Prokuroria dhe Policia e Shkodrës është fokusuar kryesisht në konfliktet e mëparshme të biznesmenit shkodran, i dyshuar në skedarët e policisë për gjobëvënie.
 
Shefi i Komisariatit të Shkodrës, Hamdi Shullani, pranoi se është ende herët të flitet për arrestime.
 
Shpërthimi i telekomanduar paraditen e 13 janarit në lagjen “Rus” të qytetit të Shkodrës la pas 8 të plagosur: shënjestrën e atentatit si dhe 7 kalimtarë të rastësishëm.
 
Policia sekuestroi pamjet filmike të bizneseve të zonës për të zbardhur identitetin e personave që mundën ta vendosnin eksplozivin në motorin që shpërtheu.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re