Skip to content

“Si ajo organizata e Meros”, Edi Rama bën sikur sulmon Mero Bazen në Kuvend

 

Kryeministri Edi Rama, ka mbajtur një fjalim plot mllef dhe fate të shtrembëruara, përpara votimit të Paketës Anti-Shpifje, që synon censurimin e media online.

Rama ka bërë sikur ka sulmuar edhe gazetarin Mero Baze, duke thënë se shoqatat e gazetarëve në Shqipëri, janë fallco, njëlloj si ajo e Mero Bazes, që e përdor kur i duhet.

“Kjo paketë është konsultuar një vit rresht. Kam patur komunikim edhe me KE dhe ju kam thënë nuk e keni lexuar ligjin. I kam thënë jeni nën presion nga organizatat. Cilat organizata? Si organizatat e Mero Bazes, që e përdor dhe Mero kur i duhet të ngrejë ndonjë çështje”, u shpreh Rama.

Kryeministri ka cituar ligjet për shpifjen të disa vendeve Europiane, duke harraur se Shqipëria aktualisht e ka një ligj që adreson shpifjen dhe se në vendet Europiane, vendimin e merr gjykata dhe jo institucionet si AMA dhe AKEP./ tpz.al