Skip to content

Po rregullonte depozitën, bie nga lartësia 65-vjeçari në Vlorë

Një 65-vjeçar ka rënë nga lartësia në Vlorë ku si pasojë ka mbetur I plagosur rëndë.

 

65-vjeçari ka qenë duke rregulluar depozitën e ujit në momentin që është rrëzuar. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Pavarësia.

 

Mësohet se I moshuari është transportuar me urgjëncë në spital dhe ndodhet në rrezik për jetën.